HomeKronike69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan, Komandanti i Emergjencave Civile: Ka...

69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan, Komandanti i Emergjencave Civile: Ka pak gjasa që të gjendet i gjallë

Advertismentspot_img

Operacionet e kërkimit për gjetjen e 69-vjeçarit Hamit Ibra që ndodhet ende nën rrënojat e pallatit që u shkatërrua nga shpërthimi i sotëm në Elbasan vijojnë, teksa në terren ka mbërritur edhe Komandanti i Bazës së Mbështetjes dhe Emergjencave Civile, Kolonel Hajdar Gurra. Komandanti Gurra tha se nga kamerat termike që janë përdorur gjatë kërkimeve, ka pak gjasa që 69-vjeçari të gjendet i gjallë

“Në terren janë dy ekipe kërkim shpëtimi, 16 persona me të gjitha mjetet e nevojshme.

Operacioni paraqet rrezikshmëri shumë të lartë pasi godina është tërësisht e shkatërruar. 

Do të vijojmë kërkimet deri në fund duke ruajtur të gjithë parametrat e sigurisë për punonjësit tanë.

Nga kamerat termike që kemi përdorur, ka shumë pak gjasa që 69-vjeçari Hamit Ibro të gjendet i gjallë.

Jemi duke kërkuar në pjesën e godinës ku sipas informacioneve të familjarëve dhe strukturave vendore, mendohet të ketë qenë personi”, u shpreh Gurra.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular