Deputeti i PD-së Klevis Balliu ishte sot ne Prime News24, për të folur mbi protestën e studentëve javët e fundit.
Balliu zbuloi se policia nuk ka përdorur plumba gome në protesta e fundit të fuqishme të shtunat e kaluara, por plumbi metali, me ndryshimin e vetëm që nuk kanë barut.
Deputeti sulmoi Lëvizjen Bashkë që qëndron pas thirrjes Rama në burg, Berisha në burg dhe se si ata nuk kanë integritet dhe të drejtë që ia japin numrat të kërkojnë largimin e PD-së nga sheshi i protestës.
Klevis Balliu: Nuk është e vërteta. Kam pasur vetë përplasje. Është një grup i caktuat një pjesë janë nga qeveria. Ata që flasin dhe sulen janë me maska ndërsa pjesa tjetër militantë nga pushtetit që kanë themeluar parti. Të më thotë mua Qori ti je i vjetër, Qori vetë 57 vjeç. Ne vinim te ajo protestë 5 mijë veta, aty ishin 150 veta. Kishin larguar dhe disa studentë.
Ka patur dhe një denoncim tjetër. Ishte fare e lehtë të krijonim incidente se 5000 me 100 janë numër jo i balancuar. Kjo e shtunë që kaloi ka qenë më e madhe dhe kjo e shtunë që vjen do ketë pjesëmarrje më e madhe. Po të mos ishin avokatët e PD do ishin 150 studentë në burg. Po të mos ishte PD që hapte derën kur ata goditeshin me gaz, plumba metali, plumba metali jo gome. Tani gjuajnë me plumba metali. Goditja të riut në sy ishte me plumb metali. Metali të çan ashtu. E kam vërtetuar. E kanë nxjerrë studentët dhe gazetarët. Nëse nuk hapnim dyert të futeshin studentët aty kushedi sa do ishin pa sy sot.
Një person me 50 veta mund të kërkojë që 5000 veta të largohet që të duket ky sikur ka ndonjë njeri aty. Që të punosh për Shqipërinë duhet të bësh ca sakrifica. Nuk kam qejf as Qorrin, as Shehajn, as Lapajn, më duket që gënjejnë nga mëngjesi në darkë. Por hajde të bashkohemi kundër qeverisë. Ne po e shtrimë dorën, jo për interes tonin.







