Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos ka publikuar sot proces-raportin për vendet kandidate për anëtarësimin në Bashkimin Europian, mes tyre dhe për Shqipërinë.
Sa i përket vendit tonë, Kos u shpreh se Shqipëria ka bërë një rrugë të mirë duke mbyllur 4 kapituj deri tani, por theksoi se vendi duhet të vijojë me këtë ritëm. Ajo u shpreh se vendi ynë duhet të punojë më shumë në çështjet që lidhen me drejtësinë dhe mjedisin, të cilat, sipas saj, shërbejnë edhe për vetë popullin dhe jo vetëm për rrugën drejt BE-së.
Kos përmendi vitin 2027 si afatin për mbylljen e negociatave.
“Ritmi me të cilin Shqipëria po zbaton reformat e BE-së është një tregues i angazhimit të saj për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Është shënuar përparim në zbatimin e reformave kyçe. Këtë vit u arrit një etapë e rëndësishme me përmbushjen e kritereve të ndërmjetme për grupkapitullin e parë, atë të Themeloreve.
Që prej asaj kohe, Shqipëria ka mbyllur përkohësisht katër kapituj dhe po punon për përmbushjen e kritereve përmbyllëse për kapituj të tjerë. Në të njëjtën kohë, do të na duhet të shohim një vijimësi të përqendrimit te përparimi në fushat kyçe. Kjo është e rëndësishme që Shqipëria të përmbushë objektivin e saj ambicioz, por të arritshëm, për mbylljen e negociatave deri në fund të vitit 2027. Në qendër të çdo përpjekjeje për reforma duhet të jenë sundimi i ligjit, një gjyqësor i pavarur, liria e medias dhe mbrojtja e të drejtave themelore. Përparimi në çështjet mjedisore duhet të jetë gjithashtu një përparësi. Këto çështje kanë rëndësi jo vetëm për anëtarësimin në BE,







