HomeAktualitetTubimi përpara Kryeministrisë, tensione mes protestuesve dhe policisë, disa shoqërime në komisariat

Tubimi përpara Kryeministrisë, tensione mes protestuesve dhe policisë, disa shoqërime në komisariat

Advertismentspot_img

 Tensione, përleshje, grushta dhe spraj me piper janë parë këtë pasdite përpara Kryeministrisë në protestën e 23-të studentore.

Situata është tensionuar në momentin kur disa qytetarë kanë dalë përpara furgonit të policisë, duke penguar lëvizjen e tij. Efektivët kanë ndërhyrë për t’i larguar protestuesit, duke i shtyrë ata dhe duke përdorur spraj lotsjellës.

Gjatë përplasjes janë dëgjuar thirrjet “Mos i prek gocat”, ndërsa protestuesit kanë kundërshtuar ndërhyrjen e forcave të rendit.

Incidenti ka shkaktuar momente kaotike përpara godinës së qeverisë, ku prej disa orësh po zhvillohet protesta e studentëve dhe qytetarëve që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Tensionet vijnë pas shoqërimit nga policia të Edison Likës dhe Dritan Goxhajt, të cilët refuzuan të merrnin fletët e gjobave të vendosura ndaj tyre.

Prej tre ditësh tanimë policia është duke vendosur gjoba për pjesëmarrjen në protestë dhe duke shoqëruar aktivistët sipas aktit normativ të miratuar së fundmi nga qeveria, teksa motivacioni ka qenë për “Bllokim të qarkullimit rrugor”.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular