Pedagogu Ndriçim Mehmeti, i ftuar në emisionin “Epiqendër”, të moderuar nga Sonila Musaj, ka komentuar protestën e studentëve dhe mundësinë e përfshirjes së partive politike në të.
Gjatë diskutimit, Mehmeti u shpreh se është krijuar një tendencë që partitë politike të përpiqen të përvetësojnë protestën, duke theksuar se kjo çështje kërkon një analizë më të gjerë politike dhe sociale.
Ai u ndal edhe te ndikimi i rrjeteve sociale në organizimin e protestave, duke nënvizuar se ato kanë një rol të rëndësishëm, por nuk mund të jenë instrumenti përmes të cilit rrëzohet një kryeministër.
“Unë e kam thënë që nuk rrëzohet kryeministri me rrjete sociale, mos u përpiqni të nxirrni foto, jam dhe unë”, u shpreh Mehmeti.







