HomeLifestyle“Do të bëjmë sikur nuk është incest?”, Kylie dhe Kendall Jenner tronditën...

“Do të bëjmë sikur nuk është incest?”, Kylie dhe Kendall Jenner tronditën rrjetin me puthjen në buzë

Advertismentspot_img

“Nuk është gjithçka seksuale. Njerëzit i puthin motrat e tyre gjatë gjithë kohës”

Një moment mes motrave Kylie dhe Kendall Jenner ka shkaktuar polemika të shumta në rrjetet sociale, pasi ato u filmuan duke u puthur në buzë.

Videoja ka ndarë përdoruesit në dy kampe: disa e konsideruan gjestin të papërshtatshëm dhe madje “incestual”, ndërsa të tjerë dolën në mbrojtje të motrave, duke e cilësuar si një moment të pafajshëm mes familjarësh.

Gjithçka ndodhi gjatë festës së ditëlindjes së 31-të të Kendall Jenner. Në një video të publikuar nga motra e tyre e madhe, Khloé, dy vajzat shfaqen duke pozuar para kamerës.

Në një moment, Kendall i kërkon motrës së saj më të vogël: “Më puth”. Kylie afrohet dhe e puth në buzë, ndërsa Kendall tërhiqet duke qeshur.

Pamjet u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale, ku komentet nuk munguan. Një pjesë e përdoruesve e kundërshtuan reagimin e ashpër ndaj motrave, duke argumentuar se një puthje e tillë nuk duhet parë domosdoshmërisht në kontekst seksual.

“Kjo është fjalë për fjalë motra e saj, njerëz”, shkroi një përdorues në platformën X. Një tjetër komentoi: “Nuk është gjithçka seksuale. Njerëzit i puthin motrat e tyre gjatë gjithë kohës”.

Të tjerë e konsideruan gjestin krejtësisht normal, duke kërkuar që momenti të mos interpretohej në mënyrë të ekzagjeruar.

Megjithatë, jo të gjithë ishin të këtij mendimi. Disa përdorues e cilësuan puthjen shqetësuese, ndërsa një koment që tërhoqi vëmendje ishte: “Pra, do të bëjmë sikur nuk është incest?”.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular