HomeKronikeEMRAT/Hetimet për laboratorin e kokainës në Fier, SPAK kërkon konfiskimin e 16...

EMRAT/Hetimet për laboratorin e kokainës në Fier, SPAK kërkon konfiskimin e 16 pasurive me vlerë mbi 2 milionë €

Advertismentspot_img

Prokuroria e Posaçme, SPAK, ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq procedimin pasuror ndaj Nikolin Gjolenës, Klevent Gjolenës dhe gjashtë personave të tjerë të lidhur me ta, në kuadër të hetimeve për laboratorin e kokainës të zbuluar në Frakull të Fierit.

Prokuroria kërkon konfiskimin e 16 pasurive të paluajtshme në Tiranë dhe Durrës, me vlerë tregu mbi 2 milionë euro.

Sipas SPAK, nga hetimet pasurore ka rezultuar se pasuritë objekt të kërkesës për konfiskim janë në zotërim të drejtpërdrejtë ose të tërthortë të Nikolin dhe Klevent Gjolenës, familjarëve dhe personave të tjerë të lidhur me ta.

Në emër të tyre janë identifikuar 16 pasuri të paluajtshme, konkretisht 3 apartamente dhe 2 garazhe në Tiranë, si dhe 3 njësi tregtare e 8 apartamente në Durrës.

Pasuritë në Tiranë ndodhen kryesisht në rrugën “Shinasi Dishnica”, ndërsa ato në Durrës janë në lagjen 13, zona e Plazhit.

Më konkretisht, bëhet fjalë për:

Apartament me sipërfaqe 75.7 m², në rrugën “Shinasi Dishnica”, Tiranë.

Apartament me sipërfaqe 69.8 m², me vlerë 48,860 euro, në rrugën “Shinasi Dishnica”, Tiranë.

Apartament me sipërfaqe 68.85 m², në zonën kadastrale 8130, Tiranë.

Garazh me sipërfaqe 40.3 m², në rrugën “Shinasi Dishnica”, Tiranë.

Garazh me sipërfaqe 40.3 m², në rrugën “Shinasi Dishnica”, Tiranë.

Njësi tregtare me sipërfaqe 165 m², në lagjen 13, Plazh, Durrës.

Njësi tregtare me sipërfaqe 100 m², në lagjen 13, Plazh, Durrës.

Njësi tregtare me sipërfaqe 60 m², në lagjen 13, Plazh, Durrës.

Apartament me sipërfaqe 91.6 m², në lagjen 13, Plazh, Durrës.

Apartament me sipërfaqe 88.5 m², në lagjen 13, Plazh, Durrës.

Apartament me sipërfaqe 76.8 m², në lagjen 13, Plazh, Durrës.

Apartament me sipërfaqe 76 m², në lagjen 13, Plazh, Durrës.

Apartament me sipërfaqe 71.2 m², në lagjen 13, Plazh, Durrës.

Apartament me sipërfaqe 70 m², në lagjen 13, Plazh, Durrës.

Apartament me sipërfaqe 62 m², në lagjen 13, Plazh, Durrës.

Apartament me sipërfaqe 60.5 m², në lagjen 13, Plazh, Durrës.

SIpas organit të akuzës, nga hetimet ka rezultuar se për financimin e disa prej këtyre pasurive janë kryer pesë transferta monetare në shuma të konsiderueshme, në vlerën totale prej 42,942 dollarësh dhe 404,733 eurosh.

Sipas SPAK, transfertat janë kryer në emër të familjarëve të personave nën hetim dhe kanë ardhur nga vende të ndryshme të Amerikës Qendrore dhe rajonit të Karaibeve, të njohura si parajsa fiskale.

Bazuar në veprimet hetimore dhe ekspertimin kontabël, Prokuroria ka arritur në përfundimin se ekzistojnë dyshime të arsyeshme, të bazuara në indicie, se Nikolin Gjolena, Klevent Gjolena dhe personat e lidhur me ta nuk kanë arritur të provojnë ligjshmërinë e të ardhurave të përdorura për krijimin e këtyre pasurive.

Vlera e pronave në momentin e nënshkrimit të kontratave llogaritet në rreth 1 milion euro, ndërsa sipas çmimeve aktuale të tregut, ajo arrin në mbi 2 milionë euro.

SPAK bën me dije se hetimet vijojnë për gjurmimin, identifikimin, sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive të tjera të luajtshme dhe të paluajtshme, që mund të jenë përfituar nga veprimtaria e paligjshme nga subjektet e tjera të proceduara dhe personat e lidhur me ta.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular