HomeKronikeGjendet pa shenja jete brenda një automjeti 39-vjeçari në Paskuqan, detajet e...

Gjendet pa shenja jete brenda një automjeti 39-vjeçari në Paskuqan, detajet e para

Advertismentspot_img

Një 39-vjeçar është gjetur pa shenja jete brenda një automjeti në rrugën “Ali Bakiu”, në Tiranë.

39-vjeçari, banues në Paskuqan, nuk kishte shenja dhune në trup, ndërsa dyshimet paraprake janë se ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

Automjeti ku u gjet 39-vjeçari ishte në pronësi të vëllait të tij. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Në rrugën “Ali Bakiu”, brenda një automjeti është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune shtetasi D. D, 39 vjeç, banues në Paskuqan.

Automjeti rezulton në pronësi të vëllait të tij, shtetasit P. D. Paraprakisht dyshohet se humbja e jetës ka ardhur për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po vijon veprimet për

sqarimin e plotë të rrethanave të rastit dhe përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular