HomeAktualitetProtesta e 14 nëntorit në Tiranë, Policia arreston 3 persona dhe heton...

Protesta e 14 nëntorit në Tiranë, Policia arreston 3 persona dhe heton 18 të tjerë! Vendosen 2 gjoba nga 500 mijë lekë dhe 42 të tjera nga 5 mijë lekë

Advertismentspot_img

Tre persona janë arrestuar dhe 18 të tjerë janë proceduar penalisht nga Policia e Tiranës, pas protestës studentore të zhvilluar më 14 nëntor në kryeqytet.

Ndërkohë, policia ka vendosur gjithsej 44 gjoba, ku dy prej tyre janë në vlerën 500 mijë lekë secila, ndërsa 42 të tjerat nga 5 mijë lekë.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale, të kryera nën drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin ligjor të akteve të dhunës dhe veprimeve të kundërligjshme gjatë tubimit të zhvilluar ditën e djeshme, u arrestuan shtetasit:

-E. K., 33 vjeç, pasi dyshohet se ka dëmtuar trafikndarëset, si dhe ka thyer stendat e reklamave në rrugën “Muhamet Gjollesha”;

-I. R., 23 vjeç, pasi gjatë shoqërimit në Komisariat ka goditur një punonjës policie, për shkak të detyrës;

-Një i mitur, 15 vjeç, për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e rendit dhe e qetësisë publike”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Mosbindja ndaj urdhrave të punonjësit të rendit publik”.

Gjithashtu, 18 shtetas të tjerë u proceduan penalisht.

Ndërkohë, në zbatim të Aktit Normativ nr. 5, datë 28.10.2026, konkretisht pikës 2 të nenit 24/1, janë plotësuar 44 procesverbale për konstatimin e kundërvajtjeve administrative të kryera gjatë tubimit të djeshëm, dy prej të cilave janë në vlerën 500 000 lekë.

Specialistët për Hetimin e Krimit, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të veprimeve të kundërligjshme, identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular