– Përplasje dhe tensione janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku një grup qytetarësh janë mbledhur në protestën e 171-të radhazi, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe klasës politike 36-vjeçare.
Të rinjtë dhe qytetarët kanë hedhur bojë të kuqe në drejtim të policisë, teksa ka pasur një përplasje mes tyre dhe forcave të rendit.
Policia bëri ndërhyrjen për të zhbllokuar Bulevardin, nga ku nisën edhe përplasjet me qytetarët të cilët kundërshtuan këtë masë, teksa u shprehën se kanë marrë leje për tubimin.
Nga kjo përplasje janë disa persona të shoqëruar, mes tyre edhe disa vajza, të cilat kanë qenë në ballë të protestës dhe janë përplasur me policinë.







