HomeAktualitetTragjedi në Itali, 31-vjeçarja shqiptare humb jetën në aksident, plagosen tre fëmijët...

Tragjedi në Itali, 31-vjeçarja shqiptare humb jetën në aksident, plagosen tre fëmijët e mitur

Advertismentspot_img

Një 31-vjeçare me origjinë shqiptare ka humbur jetën në një aksident të rëndë automobilistik në Itali, ndërsa tre fëmijë që udhëtonin me të kanë mbetur të plagosur. Viktima është identifikuar si Emanuela Shahini, banuese në Prata di Pordenone.

Aksidenti ndodhi mëngjesin e 22 nëntorit, rreth orës 11:00, në zonën e Prata di Pordenone. E reja po transportonte tre fëmijët drejt Villanova-s, ku do të merrnin pjesë në festën e 10-vjetorit të nipit të saj.

Sipas rindërtimit paraprak të karabinierëve, makina tip “Ford Fiesta” humbi kontrollin në një kthesë, për shkak të lagështirës në rrugë nga reshjet e shiut. Automjeti doli nga rruga dhe u përplas me një shtyllë betoni, e cila u shemb dhe depërtoi në pjesën e përparme të makinës.

Emanuela mbeti e bllokuar në automjet dhe u nxor prej tij nga zjarrfikësit. Pas ndihmës së parë në vendngjarje, ajo u transportua me urgjencë në spitalin Santa Maria degli Angeli në Pordenone, por ndërroi jetë pak pas mbërritjes, rreth orës 12:30.

Në makinë ndodheshin edhe tre të mitur: djali 6-vjeçar dhe vajza 4-vjeçare e viktimës, si dhe një shoqe e tyre 10-vjeçare. Fëmijët arritën të dilnin vetë nga automjeti pas përplasjes.

Vajza 4-vjeçare u transportua me helikopter në spitalin e Udines, ndërsa dy fëmijët e tjerë u dërguan në spitalin e Pordenones. Të tre kanë marrë dëmtime dhe mavijosje në pjesë të ndryshme të trupit dhe po marrin kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Ngjarja ka tronditur komunitetin e Prata di Pordenone. Kryetarja e bashkisë, Katia Cescon, ka shprehur ngushëllimet për familjen e 31-vjeçares dhe solidaritetin me të afërmit.

“Në emrin tim dhe të gjithë administratës bashkiake, shpreh ngushëllimet më të thella familjes së Emanuelës për këtë tragjedi. Një nënë e re u nda nga jeta shumë shpejt. Një lutje e veçantë për vajzën e vogël që ndodhej në makinë me të dhe që aktualisht është e shtruar në spital. Mendimet tona janë me të gjithë të afërmit e saj në këtë moment dhimbjeje të papërshkrueshme”, u shpreh ajo.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
Advertismentspot_img
RELATED ARTICLES
Advertismentspot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular