Një përditësim i fundit sjell disa përmirësime të shumëpritura në Instagram. Tashmë përdoruesit mund t’i modifikojnë “Storie”-t e tyre deri në 15 minuta pasi t’i kenë publikuar.
Pra, nëse diçka është publikuar dhe ka nevojë për korrigjim, tashmë ekziston mundësia për ta bërë këtë, pa pasur nevojë që historia të fshihet. Për të ndryshuar tekstin, muzikën, stikersat, dizajnet, si dhe vendosjen apo stilin e tyre, mjafton të klikoni në menunë në pjesën e poshtme ose në butonin “Më shumë” (More) brenda postimit, për të gjetur opsionin e modifikimit (Edit).
Sipas Instagramit, shikimet, pëlqimet apo përgjigjet e marra deri në atë moment nuk do të humbasin. Megjithatë, pasi të kalojë afati prej 15 minutash, historia nuk mund të modifikohet më, përveçse duke e fshirë atë.









