HomeKronikeEMRAT/Abuzimi i 13-vjeçares, kush janë dy burrat e arrestuar në Tiranë dhe...

EMRAT/Abuzimi i 13-vjeçares, kush janë dy burrat e arrestuar në Tiranë dhe Fier! Policia: Dyshime për persona të tjerë të përfshirë

Advertismentspot_img

E mitura dyshohet se është abuzuar seksualisht nga disa persona të rritur, në qytete të ndryshme të vendit

Policia e Shkodrës ka reaguar në lidhje me rastin tronditës të abuzimit seksual të një 13-vjeçareje. 

Policia njofton se e mitura u gjet pas disa ditësh kërkimesh në Tiranë, teksa më herët kishte qenë në disa qytete të tjera të Shqipërisë. Për abuzimi ne saj, janë arrestuar dy persona deri më tani, Elton Vrenozi dhe Ardian Qerimi.   

Policia po vijon hetimet për të identifikuar dhe ndaluar edhe personat e tjerë të përfshirë në këtë ngjarje. Ndërkohë, rasti po ndiqet edhe nga ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, pasi vajza e mitur ka edhe nënshtetësinë amerikane. 

E mitura ishte deklaruar e humbur prej një jave, pasi ishte larguar nga banesa. Ajo dyshohet se është abuzuar seksualisht nga disa persona të rritur, në qytete të ndryshme të vendit.13-vjeçarja për momentin ndodhet në një qendër sociale institucionale në Tiranë, në gjendje të rëndë psikologjike nën kujdesin e psikologëve, mjekëve dhe punonjësve socialë.

Babai i 13-vjeçares është një person i dënuar me burg, ndërsa e mitura jetonte me nënën. 

Njoftimi i policisë: 

DVP Shkodër 

Ndalohen, në bashkëpunim me DVP Tiranë dhe DVP Fier, dy shtetas të dyshuar për trafikim të të miturve dhe abuzim seksual . 

Pas kallëzimit të familjarëve se një 13-vjeçare ishte larguar nga banesa, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të DVP Shkodër dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër nisën kërkimet për gjetjen e saj. Kërkimet u zhvilluan në bashkëpunim me DVP Tiranë dhe DVP Fier, nën drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës dhe me asistencën e strukturave të sigurisë së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 

Pas disa ditësh kërkimesh, e mitura u gjet në Tiranë. 

Në kuadër të hetimeve për këtë rast, shërbimet e DVP Tiranë ndaluan shtetasin A. Q., 46 vjeç, banues në Tiranë, ndërsa shërbimet e DVP Fier ndaluan shtetasin E. V., 49 vjeç, banues në Fier. 

Gjykata caktoi ndaj të dy shtetasve masën e sigurimit personal “Arrest në burg”. Ata dyshohen për kryerjen e veprave penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Trafikimi i të miturve”, të parashikuara përkatësisht nga nenet 100 dhe 128/b të Kodit Penal. 

Hetimet vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
Advertismentspot_img
RELATED ARTICLES
Advertismentspot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular