HomeAktualitetNesër paralizohet transporti urban në gjithë vendin! Autobusët do dalin në rrugë...

Nesër paralizohet transporti urban në gjithë vendin! Autobusët do dalin në rrugë me dy orë vonesë

Advertismentspot_img

Transporti urban në të gjithë vendin do të paralizohet për rreth dy orë në mëngjes, për shkak të një proteste.  

Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas dhe Shoqata e Transportit Urban dhe Interurban kanë njoftuar se nga ora 06:00, ku transporti urban nis punën normalisht, nesër autobusët do të fillojnë qarkullimin në orën 08:00.  

Dy shoqatat bëjnë të ditur se vendimi vjen në shenjë proteste ndaj rritjes së propozuar të normës standarde të TVSH-së nga 20% në 21%, përmes Paketës Fiskale dhe Projektbuxhetit 2027. Sipas tyre, kjo rritje do të sjellë shtrenjtimin e biletave dhe një barrë shtesë financiare për qytetarët.  

Shoqatat theksojnë se qëllimi i tyre është shmangia e rritjes së çmimit të biletës dhe transferimit të kostove shtesë te qytetarët. Ato kërkojnë mirëkuptimin e pasagjerëve dhe u bëjnë thirrje institucioneve përgjegjëse të marrin në konsideratë kërkesat e tyre. 

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
Advertismentspot_img
RELATED ARTICLES
Advertismentspot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular