HomeAktualitetVeliaj çon në Kushtetuese vendimet e GJKKO-së dhe të Gjykatës së Lartë,...

Veliaj çon në Kushtetuese vendimet e GJKKO-së dhe të Gjykatës së Lartë, kërkon pavlefshmërinë e akteve hetimore të SPAK

Advertismentspot_img

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese, ku kërkon ndryshimin e vendimeve të dy shkallëve të Gjykatës së Posaçme dhe të Gjykatës së Lartë, si dhe konstatimin e shkeljeve procedurale të pretenduara gjatë hetimeve të SPAK

Në kërkesën e tij, Veliaj kërkon shpalljen e pavlefshmërisë së akteve hetimore dhe papërdorshmërinë e provave të mbledhura kundër tij. Ai pretendon se procedimi penal është regjistruar mbi bazën e një kallëzimi të falsifikuar dhe se SPAK nuk ka kryer veprime për identifikimin e kallëzuesit Nesti Angoni.

Kryebashkiaku pretendon gjithashtu se hetimet janë zhvilluar përtej afateve ligjore dhe se hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë kryer veprime procedurale përpara regjistrimit të procedimit penal.

Në ankim ngrihen edhe pretendime për sekuestrimin e të dhënave kompjuterike pa vendim gjykate, përdorimin e korrespondencës si provë pa bazë ligjore dhe kryerjen e ekspertimeve nga punonjës të vetë organit procedues, në vend të ekspertëve të pavarur.

Veliaj kundërshton edhe ligjshmërinë e përfshirjes së prokurorit në hetimin e çështjes, duke pretenduar se ai nuk plotësonte kriteret ligjore të emërimit dhe ndodhej në konflikt interesi.

Një tjetër çështje e ngritur në kërkesën drejtuar Kushtetueses lidhet me cenimin e së drejtës për mbrojtje efektive. Sipas Veliajt, atij nuk i është lënë kohë e mjaftueshme për t’u njohur me akuzat dhe provat, ndërsa gjykimi në Apelin e Posaçëm është zhvilluar në mungesë të tij dhe të avokatit, gjatë bojkotit të vendosur nga Dhoma e Avokatisë.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
Advertismentspot_img
RELATED ARTICLES
Advertismentspot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular