HomeKryesore30 vjetori i PD Durrës, Bylykbashi: Partia Demokratike është shtëpia jonë e...

30 vjetori i PD Durrës, Bylykbashi: Partia Demokratike është shtëpia jonë e madhe! Detyra jonë është të rindezim shpresën

spot_img

Nga Oerd Bylylkbashi

Te dashur antare te PD-se dega Durres,

Gezuar 30 vjetorin e themelimit te Deges! Jane plot 3 dekada te nje nje angazhimi te gjate, te veshtire, plot suksese e fitore, plotesim premtimesh, por edhe veshtiresi, humbje apo pergjegjesi per çfare nuk kemi arritur dot. Analiza dhe reflektimi per ate qe kemi bere mire, apo edhe per ate qe kemi bere jo siç bashkeqytetaret tane e kane pritur prej nesh, na mundesojne te mesojme çfare duhet bere me mire e me drejte ne te ardhmen.

Sot te gjithe ne behemi gati t’i ofrojme bashkeqytetareve tane nje qeverisje ndryshe nga ajo qe ata kane hequr mbi kurriz. Eshte detyre e jona qe t’u japim atyre jo thjesht rotacion pushteti por ndryshim te menyres se qeverisjes.

Nje mirenjohje e veçante i shkon te gjithe themeluesve te PD-se Durres edhe atyre qe sot nuk jane me mes nesh, por edhe atyre qe nuk jane ne te njetin shteg udhetimi me ne, por qe gjurmen e tyre ne themel te kesaj Dege ne ditet e veshtira e kane te pashlyer.

Mirenjohje e veçante sepse dolen ballehapur dhe moren flamurin e betejes per liri dhe demokraci ne kohen kur asgje nuk ishte e sigurt e shume stepeshin. Mirenjohje per te gjithe qendrestaret dhe drejtuesit qe mbajten barren ne ditet e veshtira te 1997 kur pushteti i votes ra nen pushtetin e armes, por edhe per kedo qe me sakrifice e shpirt ka kontribuar ne keto vite te nje pushteti te korruptuar qe jeton ne simbioze me krimin.

PD eshte shtepia jone e madhe. Detyra jone eshte te rindezim shpresen e durrsakeve me idealin qe na bashkoi 3 dekada me pare. Ne duhet t’i rikthehemi durrsakeve me moral dhe dinjitet perballe arrogances, krimit dhe korrupsionit qe i qeveris, u ul atyre koken dhe i zhvat sot. 25 prilli 2021 eshte takimi yne me kete sfide qe do te percaktoje jo thjesht nje 4 vjeçar, por dhjetvjeçarin qe vjen.

Ne keto vite angazhimi kam takuar shume demokrate te vjeter e te rinj, ata qe nuk duan te nderrojne teseren e kartonit qe kane marre ne dhjetor 1990 e ne fillimet e 1991 kur komunizmi ishte ende ne pushtet dhe vriste ne rruge, apo edhe ata qe sapo kane marre teseren moderne te anetaresise me impenjimin per te ardhmen. Te gjithe ju misheroni eksperiencen dhe qendresen e se shkuares por edhe horizontin, aspiratat dhe energjine e gjakut te ri.

Gezuar 30 vjetorin PD e Durresit!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular