Kryeministri Edi Rama iu përgjigj ambasadores së SHBA, Yuri Kim, lidhur me deklaratat e kësaj të fundit sa i takon listave të kandidatëve dhe mbajtjes së të inkriminuarve jashtë tyre.
Rama tha se nuk është e nevojshme që ambasadorja amerikane t’i tregojë atij detyrën.
Rama u shfajësua se nuk ka pasur informacion për kandidatët e inkriminuar, të cilët u zbuluan nga ligji i dekriminalizimit dhe u nxorën jashtë parlamentit dhe zyrave të shtetit.
Të tepërt Rama i quajti edhe komentet e ambasadorit britanik, Duncan Norman, për zgjedhje të lira dhe të ndershme në 25 prill.
“S’kam nevojë që ambasadorja e SHBA të më thotë mua punën time. E di detyrën time ndaj ligjit dhe shqiptarëve. Nuk kemi pasur informacione për të inkriminuarit në lista. Ishim forca e parë politike që për kandidatët kërkuam dëshminë e penalitetit. Nuk e kuptoj pse ambasadori britanik përfshihet te zgjedhjet”, u shpreh Rama.







