Ky që shihni në foto është çifti i bashkëshortëve që u bënë shënjestër e një atentati mbrëmjen e sotme në Elbasan.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 20:10, në lagjen “Skënderbe”, ku në rrethana ende të paqarta mbeti i vrarë shtetasi Everest Çaka, 41 vjeç si dhe është plagosur në dorë bashkëshortja e tij shtetasja Silvana Çaka, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.








