Në Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, gazetari Genc Burimi u shpreh se SHBA-të mes një real politike dhe demokracisë, ata zgjedhin real politikën.
Ai shtoi se për ta kryeministrat si Rama vlejnë shumë se janë kryeministra që nuk kanë pazar të lartë, pasi Amerika nuk po investojnë ndonjë gjë në Shqipëri.
Burimi: Duhet të kuptojmë se SHBA-të mes një real politike dhe demokracisë, ata zgjedhin real politikën. Kur Rama u zgjodh në vitin 2013 ndërmori një akt pro amerikan pa pyetur fare për interesin e popullit shqiptar me sjelljen e armëve kimike.
Duhet të kemi të qartë se SHBA mbështesin në Egjipt një gjeneral që i e paguajmë më miliarda dollarë ne vit. Amerikanë kanë hequr edhe kompaninë Xiaomi nga lista e zezë. Fakti është se çfarë kanë paguar amerikanë kundrejt shqiptarëve dhe do të kuptoni se nuk janë shumë. Këtu ata kanë baza ushtarake dhe çdo gjë tjetër.
Për ta kryeministrat si Rama vlejnë shumë se janë kryeministra që nuk kanë pazar të lartë. Amerikanët nuk është se po investojnë ndonjë gjë në Shqipëri. Amerikanët kanë dosje edhe për Ramën që do ta përdorin kur ai të dalë kundër. Me Berishën po bëjnë një show.