Vala e aksidenteve në Shqipëri nuk njeh të ndalur. Një tjetër aksident është shënuar rreth orës 14:45, tek 21-Dhjetori në kryeqytet. Policia njofton se një drejtues mjeti, i cili transportonte një shtetas të sëmurë për në spital, ka vazhduar lëvizjen me semafor të kuq, dhe ka aksidentuar një këmbësore dhe dy mjete. Mësohet se e aksidentuara është 23-vjeçarja me iniciale A. M., e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.