Policia amerikane ka arrestuar një 24-vjeçar pasi është akuzuar për përdhunim.
Ky i fundit kishte dërguar në spital të dashurën e tij 12-vjeçare për të lindur dhe më pas ishte prezantuar si babai i fëmijës.
Mediat vendase shkruajnë se i riu dërgoi vajzën në spitalin Tusla dhe pas kësaj u arrestua për përdhunim.
Zyrtarët thonë se 24-vjeçari priste të shkonte në shtëpi me vajzën dhe foshnjën të porsalindur sikur gjithçka të ishte krejtësisht e ligjshme. Më pas u konfirmua se familjarët e të dyve ishin në dijeni për ngjarjen dhe e dinin marrëdhënien e tyre.