HomeKronike“Sot ishte planifikuar fejesa”, fjalët prekëse të vëllait që humbi motrën dhe...

“Sot ishte planifikuar fejesa”, fjalët prekëse të vëllait që humbi motrën dhe mbesën në aksidentin në Kroaci: Si e morëm vesh për ngjarjen e rëndë

Advertismentspot_img

“Ishin nisur për një fejesë që duhej të zhvillohej sot”. Kjo është deklarata e ndjerë e vëllait të Valentina Binakajt, e cila humbi jetën sëbashku me të bijën në aksidentin tragjik në Kroaci.

Pas ceremonisë mortore të zhvilluar këtë të mërkurë në Gjakovë, ai ka treguar për mediat kosovare se si e mësoi lajmin që motra dhe mbesa u ndanë nga jeta në aksident.

“Shumë rëndë. Janë mundu me më kontaktu motrat kur kanë marrë lajmin nga mbesat tona. Kam qenë në gjumë se kam qenë në punë natën. Djali më ka zgjuar nga gjumi më tha dicka i ka ndodhë hallës. Nga mbesa e kam marrë lajmin se motra ka vdekur në vend, mbesën në bazë të këpucave, të këmbëve e kanë njohur që është ajo. E madhja ka dashtë zoti që me ato lëndime të mbijetoi, pak trauma kanë. Sot ka qenë dita e fejesës kur u caktu, ka qenë edhe arsyeja pse kanë udhëtu 3-4 ditë përpara edhe me e kry ceremoninë”, shtoi ai.

Duke u përpjekur të mbajë lotët, ai ka ngushëlluar të gjithë familjet kosovare që kanë humbur të dashurit e tyre në këtë ngjarje të rëndë.

“Ceremonia e varrimit shkoi shumë mirë, jemi popull shumë human, me kulturë të lashtë. Falenderoj komunën për organizimin që e ka bërë, ne si familjarë nuk kemi pasë shumë obligime. Sa i përket viktimave ju shprehi ngushëllime të gjitha familjeve që i kanë humbur të dashurit e tyre”, tha ai.

Nga aksidenti tragjik i regjistruar pak ditë më parë në Kroaci, humbën jetën 10 persona e u plagosën mbi 60 të tjerë.

Disa prej të mbijetuarve janë ende të shtruar në spital ku po marrin shërbim mjekësor ndërsa një pjesë tjetër janë kthyer në Kosovë.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular