HomeKronikeE rëndë në Lushnje/ Konflikt mes kushërinjve për tokën, 1 i vrarë...

E rëndë në Lushnje/ Konflikt mes kushërinjve për tokën, 1 i vrarë dhe 2 të plagosur (EMRAT)

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në fshatin Garunjë të Lushnjës.

Policia ka bërë të ditur se 1 persona ka mbetur i vrarë dhe 2 të tjerë të plagosur, si pasojë e një konflikti për tokën

Personat e përfshirë në kë konflikt janë kushërinj, e mësohet se viktimë  ka mbetur Romeo Hasalla, ndërsa si autor i dyshuar është Kastriot Hasalla

Njoftimi i plotë i policisë:

Sot rreth orës 06:30, në fshatin Garunjas, njësia administrative Bllagat, Lushnje, si pasojë e një konflikti për motive pronësie mes kushërinjve të parë, kanë mbetur të plagosur me armë gjahu shtetasit Sh. H., 65 vjeç,(babai) L. H dhe E. H, 31 vjeç(vëllezër) si edhe ka ndërruar jetë shtetasi R. H, 30 vjeç(vëllai tjetër).

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe kanë shpallur në kërkim autorët e dyshuar, shtetasit A. H dhe K. H., 33 vjeç(vëllezër), ku vijon puna intensive për kapjen e tyre.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular