HomeKronikeVIDEO/ Aksidenti në Berat, familjarët shpërthejnë në ulërima në spital, ja momenti...

VIDEO/ Aksidenti në Berat, familjarët shpërthejnë në ulërima në spital, ja momenti kur mbërrin një nga të plagosurit

Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur pas një aksidenti që ndodhur paraditen e sotme në fshatin Rroshnik të Beratit ku një kamionçinë doli nga rruga dhe u përmbys. Mes të plagosur dhe një fëmijë 12 vjeç.

Mësohet se ka gjetur vdekjen pasi ka mbërritur në Spitalin Rajonal të Beratit 58-vjeçari Zybo Brami dhe janë plagosur shoferi i kamionçinës Astrit Kanaçi dhe dy fëmijët e viktimës, Daniel Brami, 26 vjeç dhe R. Brami, 12 vjeç.

Familjarët e viktimës siç shihet nga pamjet e siguruara për “BalkanWeb” nga gazetarja Eneida Petova bërtasin sapo marrin vesh lajmin dhe me gjithë thirrjet e personelit shëndetësor ata e kanë të pamundur të qetësohen, teksa kërkojnë të shohin njerëzit e tyre. Ndërkohë që mbërrin në spital me barelë dhe shoferi i plagosur i mjetit.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular