Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka thirrur mbledhjen e Asamblesë Kombëtare e cila do të mbahet më 2 shtator në Pallatin e Kongreseve.
Është zbardhur axhenda e Partisë Socialiste në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare. Mbledhja do të nisë me miratimin e rendit të ditës, për të vijuar më pas me fjalën e kryeministrit Edi Rama.
Ndër pikat kyçe të mbledhjes janë:
Zgjedhja e Kryesisë së re së Partisë
Zgjedhje e drejtuesve politik të Qarqeve
Zgjedhja e Sekretariatit Ekzekutiv








