HomeKryesoreKur receta "vjen" nga ai që duhet mundur/Nga Fatmir Guda

Kur receta “vjen” nga ai që duhet mundur/Nga Fatmir Guda

spot_img

Nga Fatmir Guda

Për ata që kujtojnë!
Edi Rama kur ja hipi PS-së e dinte shumë mirë se ku i pikonte çatia (tek çarrja e madhe që Ilir Meta i bëri të majtës me krijimin e LSI-së). E dinte mirë situatën, pasi ishte dhe vetë kontributori i asaj çarrje, sepse ëndrra e tij në sirtar për të shtënë në dorë popullin socialist nuk mund të realizohej pa rrëzimin e Fatos Nanos. Dhe në fakt ja arriti.
Por në vijim pas 2005-ës për të mbyllur të çarrat, Rama hoqi plot 8 vite dështim politik deri sa më 2013 e futi me marifet nën sqetull Liken e inatosur të LSI-së, megjithë koston e një morali të baltosur që i kish dhënë mandatit të dytë të qeverisë Berisha. Unifikimi i të majtës i dha impaktin e pritshëm drejt pushtetit.
Ajo ç’ka i ngjason deri diku situatës konfliktuale në PD-në e sotme ka qënë KPD-ja e famshme socialiste e 2001-shit, e cila për nga skandalet e shpërthyera publikisht në të mundësuar prej akuzave e kundërakuzave midis ish-eksponentëve më të lartë të kupolës socialiste, nxorri atëherë në pah degradimin dhe imoralitetin me të cilin qeveriste e majta e pas 97-ës.
Edi Rama koshient për dëmin e madh që shkaktoi midis të tjerash edhe mbledhja maratonë disa ditore e KPD-së me Muçin, Naçin, Baçin, Çeçon, Koçin etj me rradhë bëri gjithçka për ta fshirë atë ngjarje nga memorja e socialistëve dhe shqiptarëve duke arritur derisa ta zhdukë pa nam e nishan emërtimin Komitet i Përgjithshëm Drejtues (KPD) dhe e zevendësoi me atë që sot njihet si Ansamble e PS-së.
T’i referohemi tani konfliktit që ka shpërthyer në PD.
Natyrisht në partinë e demokratëve deri më sot konflikti është ngëthyer tek parimet, ku prevalon kryesisht akti i tradhëtisë apo thikës pas shpine dhe shkelja e statutit, që për fat të keq nuk është as risi e për rrjedhojë as mëkat, dukei qëndruar shumë larg akuzave për afera apo skandale korruptive midis palëve. Po gjithsesi edhe kaq sa po ndodh po e dëmton jo pak partinë kryesore të opozitës.
Madje deri më sot për të qënë të drejtë, njëra palë, ajo e kryetarit të rikonfirmuar të PD pothuajse nuk ka tentuar në asnjë moment t’i përgjigjet me kundërsulme reagimeve dhe akuzave të ish-kryetarit demokrat. Dhe në një farë mënyrë kjo ka qënë tejet pozitive, pasi çdo tentativë përballje me të njëjtën monedhë me vrullin e zëmëratës së politikanit më me peshë në këto 30 vite, doktor Berishës, do të shkaktonte padiskutim një dëm të përmasave katastofale për partinë demokratike.
Për fat gjendemi ende në kohë dhe që plaga e hapur të mos maiset dhe gangrenizohet receta ekziston.
Është pikërisht ajo recetë që kundërshtari që duam të mundim e ka aplikuar dikur për të na mundur ne para 8 vitesh.
Në esencë të saj qëndron ndalja në vijimësi e gjuhës refraktare dhe gjetja e rrugës së arsyes për të shmangur përshkallzimin e mëtejshëm të konfliktit, me qëllim që opozita t’i rikthehet misionit të saj primar, përballjes me çdo mjet demokratik përfshi dhe format më radikale me rregjimin ilegjitim të Edi Ramës.
Rama lutet që ne të qëndrojmë larg asaj recete dhe t’i ngjajmë uthullës së fortë që gëryen enën ku rri, ndaj investon intensivisht mediatikisht gjithkënd që është i gatshëm t’i shtjerë benzinë zjarrit inatçor, nëpërmjet gudulisjes në mënyrë periodike hëm sedrës së Berishës, hëm asaj të Bashës.
Në këtë situatë Doktori për nga statura që ka më së pari e më së shumti ka barrën më të rëndë, atë të shpalosjes së përgjegjësisë për ta nxjerrë PD-në nga gjëndja pandemike dhe të mbetet në këtë mënyrë njëherë e përgjithmonë ashtu sikuse është, idhulli i çdo demokrati dhe kontributori kryesor i asaj që Shqipëria ka përfituar në arenën politike brenda dhe jashtë vendit në këto 30 vite post komunizmit. Unë besoj se AI në ditët që do vijnë do dijë t’i vërë vulën me nder e fisnikëri atij kapitulli të lavdishëm historisë së partisë demokratike plot suksese e arritje dhe tu lërë demokratëve në dispozicion gjithë kohën e duhur për tu kthelluar, qartësuar e dakortësuar mes tyre drejt sfidave të së ardhmes në rrugën e bashkimit dhe shndërimit të saj në një alternativë të besueshme me qëllim final dhënien vëndit të një qeverisje normale nga shqiptarët dhe për shqiptarët.
Duhet të ndodhë kështu, sepse siç e kam bërë me dije edhe në qëndrimet e mia të mëparshme, në periudhën pas shpërthimit të këtij cikloni të pazakontë në PD e cila pasoi masakrën zgjedhore të 25 Prillit, pozicionin më të vështirë e më të padëshiruar po e suportojnë demokratët e zakonshëm, të cilët njëlloj si shumica e shqiptarëve janë të tulatur, sfilitur, të shpresëvrarë pas 8 e kusur vitesh keqeverisje .
Për ata as minuti nuk duhet humbur, sepse për ata minuti vret sa një vit.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular