HomeAktualitetRamës i kujtojnë Tahirin në burg, kryeministri: Ëndrra juaj është që të...

Ramës i kujtojnë Tahirin në burg, kryeministri: Ëndrra juaj është që të isha unë atje, por…Ja çfarë thotë për kanabizimin

spot_img

Kryeministri Edi Rama nuk e pranon që vendi ka qenë i kanabizuar. Ndërkohë që ai po ndërmerr nismën  për legalizimin thotë se kjo qeveri e ka fituar betejën me luftën kundër kanabisit.

Në një intervistë për “Opinion”, kreu i qeverisë thotë se SHBA dhe BE nuk e njohin këtë qeveri për arkitekt të kanabizimit.

“Kjo është një histori që meriton të trajtohet por jam i bindur që do trajtohet me kohë dhe gjakftohtësitë. Ne morëm përsipër atë që nuk e mori përsipër kurrë PD që ti hapim luftë këtij fenomeni që ishte i shtrire në gjithë Shqipërinë.

Nuk njihemi si të tillë kur vjen puna tek vlerësimet. Nuk na një si arkitekt i kanabizimi BE dhe SHBA.

Po të vijmë tek shqiptarët ka një shumicë shqiptarësh që nuk na njeh kështu, ka edhe një pjesë që na njeh të tillë se funksionin me telefonin e prishur të PD.

Nuk ka pasur kanabizim, ka pasur një fenomen që është luftuar dhe për herë të parë ishte një fenomen që ishte vendosur një kapak varri.

Është një betejë e fituar nga ne. Në atë luftë me kanabisin ma pasur pjesë të policisë së shtetit që janë përlyer, por është bërë lufta dhe është fituar lufta. Ndërsa ish PD me kryeministrin non grata thoshte që Lazarati është kështjella e demokracisë”, tha Rama.

Ndërkohë kur gazetari i kujton ish-ministrin Saimir Tahiri, Rama shprehet kështu:

Gazetari: A e dini që ministri juaj i brendshëm është në burg për kanabizim?

Rama: Po e di. Në të vërtetë ti mendon se atij i është rënë në qafë plotësisht, por nuk je këtu për ta thënë

Gazetari: Sepse duhet të ishte dikush tjetër në vend të tij

Rama: Duhet të isha unë

Gazetari: Këtë e the vetë

Rama: Ëndrra juaj është që të jem  unë atje, sepse është e vetmja mënyrë sesi ju mund të ëndërroni që të vini prapë, por nuk do vini.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular