HomeKronikeBiznesmeni shqiptar vdiq në aksident, reagon i vëllai: Ishte më i miri...

Biznesmeni shqiptar vdiq në aksident, reagon i vëllai: Ishte më i miri nga të gjithë, ja ku e pash herën e fundit

spot_img

Biznesmeni shqiptar i identifikuar si Lorenc Beqari, 45-vjeç ka humbur jetën në Itali, si pasojë e një aksidenti automobilistik.

Sipas mediave italiane viktima humbi kontrollin e automjetit të tij tip “Alfa Romeo”, ndërsa ngjarja u regjistrua në Durazzanino, në kufirin midis provincave Forli-Cesena dhe Ravenna.

Pas reagimit të së fejuarës së tij për mediat italiane ka reaguar edhe vëllai i vogël i Lorencit, Orges Beqari.

“Më mungon shumë, tani pushofsh në paqe vëlla, të kam dashur gjithmonë,” shprehet ai.

“Ne mbërritëm në Ravenna 30 vjet më parë, në vitin ‘91, me një varkë që u nis nga Shqipëria, nuk dua ta kujtoj,” thotë Orgesi i prekur.

“Ai ishte më i miri nga të gjithë, një njeri i mirë. Tani do fillonte një punë të re. Më parë ka punuar me vëllanë tim, Gentianin që ka një firmë dhe bënte punë të ndryshme, deri edhe bojaxhi shtëpish. Tani duhej të fillonte të drejtonte furgonat para dhe pas transporteve të jashtëzakonshme, ishte i lumtur. Edhe e dashura e tij, Sandra, që punon si roje plazhi. Djali i saj erdhi të më takojë sot, tha se mami nuk është mirë. Kur dëgjoi lajmin, u sëmur”.

Ndërkohë bëhet me dije se Orgesi kujton herën e fundit që pa vëllain e tij: “Të shtunën pak para se të nisej për të shkuar te Sandra në Forli. Ishte me prindërit e mi dhe po luante me nipin. Të gjithëve do na mungojë shumë”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular