Departamenti Amerikan i Thesarit ka shpallur këtë të hënë një listë të personave “non grat”a në Ballkanin Perëndimor, të cilët janë shënjestruar si aktorë me sjellje destabilizuese në të gjithë rajonin.
Për sa i përket Bosnjë Hercegovinës, “non grata” janë shpallur Asim Sarajlic, i cili është deputet aktual në parlamentin e Bosnjë Hercegovinës dhe Gordana Tadiç, ish-kryeprokurore e vendit.
NJOFTIMI I PLOTË:
Pas përcaktimeve të Thesarit në 5 janar 2022 për Milorad Dodik dhe një ent biznesi nën kontrollin e tij, OFAC sot përcaktoi edhe dy zyrtarë të tjerë të korruptuar në Bosnje-Hercegovinë.
Asim Sarajlic (Sarajlic) është deputet në parlamentin e Bosnje dhe Hercegovinës (BiH) dhe deri vonë ishte një zyrtar i lartë i Partisë së Aksionit Demokratik (SDA) në Bosnjë-Hercegovinë. Sarajlic është subjekti famëkeq i “aferës Asim”, një skandal politik korrupsioni në të cilin Sarajlic u kap duke premtuar se do t’i siguronte një vend pune gruas së një delegati të partisë në këmbim të një vote për një pozicion politik partiak. Sarajlic është marrë i pandehur për vepra të tjera, përfshirë për shpërdorim detyre dhe trafik influence.
Sarajliç ka abuzuar gjithashtu me pozicionin e tij në lidhje me BH Telecom, një ndërmarrje e madhe shtetërore e BiH. Në këtë pozicion, Sarajlic pranoi personalisht pagesë nga aplikantët për punë në këmbim të pozicioneve, si dhe ushtroi ndikim të pavend në procesin e punësimit. Si pjesë e kësaj veprimtarie, Sarajlic rekomandoi kandidatë të cilët raportohet se ishin shumë të pakualifikuar, duke dëmtuar integritetin e kompanisë.
Sarajlic përcaktohet në bazë të E.O. 14033 sepse ka qenë përgjegjës ose bashkëpunëtor në ose për përfshirje të drejtpërdrejtë ose të tërthortë në korrupsion lidhur me Ballkanin Perëndimor, përfshi korrupsionin nga, në emër të, ose të lidhur me një qeveri në Ballkanin Perëndimor, apo një zyrtar aktual ose të kaluar qeverie, në çfarëdo niveli të qeverisjes në Ballkanin Perëndimor, siç është përvetësimi i pronave publike, shpronësimi i pronave private për përfitime personale ose qëllime politike, apo ryshfete.
Gordana Tadiç (Tadic) ka shërbyer si Kryeprokurore e Prokurorisë së Shtetit të BiH nga viti 2019 deri në 2021. Në vitin 2021, ajo u hoq zyrtarisht nga pozicioni i saj nga Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe i Prokurorisë pas dështimit të saj për t’i caktuar çështjet tek prokurorët përmes një sistemi automatik shpërndarjeje të çështjeve, i krijuar për të parandaluar vendimet e caktimit të prokurorëve bazuar në arsye personale ose politike. Përveç kësaj, Tadiç raportohet se përdori pozicionin e saj si Kryeprokurore për të nxitur interesat e saj personale dhe familjare. Për më tepër, ajo dyshohet se ka mbledhur tarifat e strehimit shtetëror përmes një kontrate fiktive.
Tadic përcaktohet në bazë të E.O. 14033 sepse ka qenë përgjegjëse ose bashkëpunëtore në, ose për përfshirje të drejtpërdrejtë ose të tërthortë në veprime apo politika që minojnë proceset apo institucionet demokratike në Ballkanin Perëndimor.
Kujtojmë se shtetasit shqiptarë të përfshirë në listën e zezë të SHBA-ve janë ish-deputetit Aqif Rakipi dhe biznesmenit Ylli Ndroqi.