HomeKryesoreLufta kundër korrupsionit si e vetmja luftë për stabilitetin e rajonit

Lufta kundër korrupsionit si e vetmja luftë për stabilitetin e rajonit

Advertismentspot_img
Nga Red Varaku

Për administratën aktuale Amerikane lufta kundër korrupsionit në Ballkan ka po aq rëndësi sa lufta kundër terrorizmit në Lindjen e Mesme për sa i përket ruajtjes dhe mbrojtjes së sigurisë kombëtare të SHBA-ve.
Kjo sepse ashtu siç terrorizmi është një luftë e hapur kundër demokracisë, edhe korrupsioni ndonëse në një formë më diskrete, tenton asgjësimin e saj duke prodhuar kështu autokraci, e ndërsa kjo e fundit prodhon destabilitet.
Ndërkohë, është e qartë që autokracitë janë sot armiku më i madh i demokracive përfaqësuese për shkak të shkëputjes së interesave të votuesve me interesat e elitës sunduese.
Kjo nënkupton që ato janë dhe armiku më i madh i SHBA-ve, sepse SHBA është kthyer në simbolin e demokracisë. SHBA është sot promovuesi, garantuesi dhe mbrojtësi kryesor i saj.
Mbrojtja e demokracisë është dhe arsyeja e shpalljes së një strategjie antikorrupsion nga SHBA, e cila synon thellimin e proceseve demokratike, në një përpjekje të vendosur për të asgjësuar prirjet autokratike. Kjo me qëllim shmangjen e luftës dhe ruajtjen e paqes dhe stabilitetit.
Duhet të rikujtojmë këtu që thellimi i reformave dhe proceseve demokratike në Ballkan prodhoi defaktorizimin e influencave sllavo-ruse dhe rivendosi kombin shqiptar si faktor stabiliteti dhe paqeje.
Ndërsa bllokimi i këtyre reformave prodhon automatikisht defaktorizim të shqiptarëve dhe fuqizim të faktorit sllavo-rus, për pasojë rritjen e mundësisë për destabilitet me urdhër të Moskës.
Strategjia antikorrupsion lidhet pikërisht me zmprapsjen e sllavo-rusëve, nëpërmjet ringjalljes së proceseve demokratike dhe rikthimit të demokracisë përfaqësuese.
Pra, kjo strategji synon fuqizimin e demokracive në rajon dhe asgjësimin e autokracive, sepse siç thamë më lart autokracitë janë kthyer në burimin kryesor të destabilizimit në nivel global dhe mundësia e destabilizimit të rendit është shqetësimi kryesor i SHBA, si ruajtësi dhe garantuesi i rendit në nivel global.
Kjo është arsyeja pse lufta kundër korrupsionit është me rëndësi për mbrojtjen e sigurisë kombëtare Amerikane, siç e parashikon dhe urdhëri egzekutiv i Presidentit Amerikan që përfshin të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Shembull aktual i përpjekjeve për destabilizim global nga një autokraci e konsoliduar është sulmi i Vladimir Putin ndaj Ukrainës, ngjarje e cila mund të provokojë një luftë të tretë botërore.
Ndërsa shembull për rrezikun e destabilizimit të rajonit është Serbia e Aleksandër Vuçiç , e cila po armatoset rëndë dhe mund të nisë në çdo moment një ofensivë ushtarake kundër Bosnjës dhe Kosovës duke risjellë në memorie fantazmat e luftës.
Në terren strategjia antikorrupsion do të implementohet me vendosmëri dhe do të prodhojë të njëjtat efekte dhe pasoja si lufta kundër terrorizmit, ku drejtësia do të ketë një rol qëndror.
Ajo pritet të përmbysë elitat e korruptuara dhe pritet të asgjësojë politikisht dhe ekonomikisht të gjitha grupimet që konsiderohen si minuese dhe kërcënim për demokracinë. Për pasojë roli i faktori tshqiptar në rajon do të mbetet i padiskutueshëm.
Rasti i përmbysjes së elitës politike në Kosovë, ku brenda natës patëm një rikonfigurim rrënjësor të rendit politik, përfaqëson rastin më emblematik të asaj që pritet të ndodhë në të gjithë Ballkanin Perëndimor.
Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular