Në rrjetet sociale po qarkullojnë pamje të dëmeve materiale që ka krijuar tërmeti i fuqishëm që ka ra mbrëmjen e sotme në Bosnje-Hercegovinë dhe u ndje në disa vende të Ballkanit, përfshi edhe Shqipërinë.
Ashtu sicc duket edhe nga pamjet e filmuara nga vetë qytetarët, njerëzit kanë dalë në rrugë ndërsa tjegullat dhe tullat kanë nga lëkundjet e forta.
Tërmeti u ndje në Serbi, Kroaci në Mal të Zi e deri në Shqipëri. Tërmeti ka qenë aq i fuqishëm, që sipas qytetarëve që jetojnë në katet e sipërme të ndërtesave për gati një minutë objektet gati po binin mbi ta.
Madje sipas raportimeve të fundit dhe videove të shpërndara nga qytetarët në Twitter, konkretisht në qytetin Mostar të Bosnje-Hercegovinës tullat kanë rënë nga ndërtesat.