Air Albania do presë me 25 maj finalen e Conference League. Duke qenë se ditët po afrohen, kanë filluar edhe organizimet dhe përgatitjet, pasi në një rast të tillë, asgjë nuk mund t’i lihet rastësisë. Si do sistemohen tifozët? Kjo është një pyetje që të gjithë e kanë në mendje.
“E gjithë Federata Shqiptare e Futbollit është vënë në dispozicion të UEFA-s, për të pritur dhe organizuar një ndeshje të veçantë dhe historike për Tiranën e të gjithë Shqipërinë, që pritet do të vizitohet më 25 maj nga rreth 35 mijë tifozë sipas përllogaritjeve të UEFA-s, duke kthyer kështu vëmendjen në këtë datë drejt kryeqytetit shqiptar” – shkruan Federata Shqiptare e Futbollit.
Duke qenë që dihet se kush është në gjysmëfinale, UEFA ka vendosur që të ketë 2 pika grumbullimi. Tifozët e Feynoord ose Marseille do të mblidhen në pedonalen e kryeqytetit, ndërsa lojtari i 12-të i Romës ose Leicesterit do të mund të gjendet të diga e liqenit







