Ndihmës Sekretarja amerikane për Byronë e Çështjeve Europiane dhe Euroaziatike Karen Donfried do të zhvillojë një vizitë në Tiranë, në kuadër të një turi në Ballkanin Perëndimor.
Përveç takimeve me krerët e shtetit, mesoghet se Donfried do të zhvillojë një takim edhe me Kreun e Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj, dhe deputeten Jorida Tabaku. Në këtë takim do të jetë i pranishëm edhe Gazment Bardhi.
Kujtojmë se të hënën Donfried vizitoi Prishtinën, ku theksoi se Kosova duhet të marrë vendin që i takon në strukturat euro-atlantike. Ajo bëri gjithashtu thirrje për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë si rrugë për t’iu kundërvënë përpjekjeve të Rusisë për destabilizimin e Ballkanit.
Ambasadorja Amerikane Juri Kim, si përfaqësuese e SHBA në Tiranë, njeh Alibeaj si kryetar të komanduar të PD-së.







