Mbrëmja e nesërme në “Air Albania” do të jetë një festë kombëtare, duke parë edhe masat e marra nga qeveria shqiptare, duke dekretuar edhe ditë pushimi për të gjithë administratën
Finalja e Ligës së Konferencës duhet mbajtur mend në Shqipëri, por pa dyshim që këtë eveniment do ta nderojnë edhe shumë figura të tjera të rëndësishme, përveç pjesëtarëve të dy skuadrave finaliste.
Ndërkohë, në “Air Albania” ka konfirmuar prezencën e tij edhe ish-kryeministri i Italisë, Masimo D’Alema, apo edhe kantautori i famshëm roman, Antonelo Venditi, një prej ultrasve më të spikatur të skuadrës verdhekuqe.
PANORAMASPORT.AL