HomeAktualitet“Lija e majmunit” alarmon OBSH: Shkon në 257 numri i rasteve të...

“Lija e majmunit” alarmon OBSH: Shkon në 257 numri i rasteve të konfirmuara

Advertismentspot_img

Janë konfirmuar tashmë zyrtarisht 257 raste të Lisë së majmunëve. Rreth 120 raste të tjera janë të dyshuara. Për fat të mirë edne nuk raportohet për të vdekur.

Kjo ishte deklarata urgjente e Organizatës Botërore të Shëndetësisë që specifikoi se “situata po evoluon me shpejtësi”.

Në Itali janë identifikuar së fundmi edhe 2 raste të tjera. Sipas OBSH-së, “shumica dërrmuese e rasteve të raportuara deri më tani nuk kanë histori udhëtimi në zona endemike.

OBSH thekson se identifikimi i rasteve të konfirmuara dhe të dyshuara të lisë së majmunëve pa lidhje të drejtpërdrejta me një zonë endemike “është atipike”.

Shfaqja e papritur e njëkohshme në disa vende jo-endemike “sugjeron se mund të ketë pasur transmetim të pazbuluar për disa kohë dhe se ngjarjet e fundit kanë përforcuar përhapjen e virusit”.

Në raportin e saj, Organizata Botërore e Shëndetësisë kujton se janë tre veprime të menjëhershme që duhen ndërmarrë: ofrimi i informacionit të saktë për ata që mund të jenë më të rrezikuar; ndalimi i përhapjes së mëtejshme midis grupeve të rrezikut; mbrojtja e punonjësve shëndetësorë në linjën e parë.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular