HomeAktualitetFëmija po flinte brenda, makina fundoset në liqen

Fëmija po flinte brenda, makina fundoset në liqen

Advertismentspot_img

Shoqata e Peshkatarëve “Krapi” ka parandaluar një tragjedi që mund të kishte ndodhur në Kosovë. Rreth orës 15:00 është fundosur një makinë në Liqenin e Badovcit. Brenda saj gjendej një fëmijë i moshës 5-vjeçare.

Falë ndërhyjes të shpejtë nga Shoqata e Peshkatarëve “Krapi”, është ndaluar më e keqja. Mrekullisht është arritur të shpëtohet fëmija i cili po flinte brenda mjetit.

Lidhur me rastin, për Indeksonline kanë folur kryetari i kësaj shoqate, Ali Vitia dhe shefi i rojeve të “Krapit” Milaim Vitia.

“Ne kemi qenë aty, fëmija ka qenë brenda në veturë duke fjetur. Kemi arritur menjëherë ta shpëtojmë. Familjen e kishte afër, por makina u fundos shpejt. Ne ishim aty”, pohuan ata.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular