Policia ka dhënë detaje për plagosjen e 31-vjeçarit Marklen Haka këtë të mërkurë të 8 qershorit në Fushë Krujë.
I riu sipas korespondentit të Panorama, ka mbetur i plagosur si pasojë e një atentati me armë zjarri të ndodhur në Fushë Krujë dhe ka marrë një plumb në fytyrë.
Gazetarja Klodjana Haxhiaj raportoi për “BalkanWeb” duke iu referuar burimeve nga policia se Marklen Haka dhe autori kanë qenë të dy në rrugë.
Autori e ka qëlluar dhe është larguar. Haka është gjetur në rrugë dhe është dërguar në spitalin e Traumës. Po punohet për identifikimin e autorit.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe po vijon krehja e zonës, me qëllim kapjen e autorit.
Krujë/Informacion paraprak
Në Nikël, Krujë, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasi M. H., i cili është transportuar për në Spitalin e Traumës, Tiranë, për ndihmë mjekësore dhe për momentin ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe po vijon krehja e zonës, me qëllim kapjen e autorit.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorise së Rrethit Gjyqësor Krujë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin e kapjen e autorit.







