HomeAktualitetDhunohet kryebashkiaku socialist, denoncon në polici: Një i ri më goditi me...

Dhunohet kryebashkiaku socialist, denoncon në polici: Një i ri më goditi me grusht në fytyrë

spot_img

Dhunohet kryebashkiaku i Divjakës, Fredi Kokoneshi. Sipas News24, ka qenë vetë kryebashkiaku socialist i cili ka denoncuar dhunën në polici.

Dy ditë më parë, ai ka treguar në polici se një person e ka goditur me grusht në fytyrë, ndërsa është fyer edhe nga një 33-vjeçar me iniciale D.S.

Po ashtu mësohet se ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit të Divjakës. Ndërkohë, policia nisi hetimet për rastin në fjalë.

Deri më tani nuk dihen arsyet se pse ka ndodhur ngjarja në fjalë. Policia e Divjakës nuk ka dalë ende me një reagim zyrtar lidhur me ngjarjen.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular