HomeAktualitetAzgan Haklaj sjell lajmin e bujshëm: Tropojës do t'i ndryshohet emri. Ja...

Azgan Haklaj sjell lajmin e bujshëm: Tropojës do t’i ndryshohet emri. Ja dy propozimet

spot_img

Aktivisti dhe ish deputeti i Partisë Demokratike, Azgan Haklaj, ka dhënë lajmin e bujshëm se krahinës së Tropojës së shpejti do ti ndryshohet emri. Njoftimin e ka dhënë nëpërmjet një shënimi të shkurtër në faqen e tij në FB, ku thekson se tashmë procedura është gati dhe prite vetëm vendimi i Këshillit Bashkiak.

Shënimi i plotë i Azgan Haklajt

Kthim në identitet!/ Po presim vendimin e Këshillit Bashkiak të “Tropojës” për kthimin në identitet:

Heqjen e emrit sllavë Tropojë dhe vendosien e emrit shqiptar.

Propozimi ka dy emra Dardania Alpine(Malësia e Dardanisë), ose Malësia e Gjakovës.

Meqenëse grupet parlamentare të punës po hartojnë ndarjen e re administrative dhe në Malësinë e Gjakovës “Tropojë”, po firmoset një peticion kërkesë për dhënien e statusit prefekturë propozojmë:

Kësaj nisme mund ti bashkohet dhe Hasi sepse historikisht është thirrur Has e Malësi nga Pashriku në Jezercë dhe në kohën e Mbretërisë Shqiptare kanë qenë një prefekturë.

Nismës për heqien e toponimeve të huaja dhe kthimin në identitet duhet t’i bashkohet pushteti lokal në gjithë Shqipërinë, sepse sot mbi 20% e territorit shqiptar ka emërtim sllav por pa llogaritur emërtimet, latinisht, greqisht, bullgarisht, osmanisht.

Në vitin 1920 pati një përpjekje nga Parlamenti i dalë nga Kongresi i Lushnjes të frymëzuar nga patriotizmi dhe nacionalizmi pa patur dokumentet historike-shkencore dhe e njëjta gjë u ripërsërit në vitin 1937-të nga Mbretëria Shqiptare, por mbeti e pa realizuar sepse në vitin 1939-të u pushtuam nga nazifashistët italiano-gjermanë.

Greqia në vitin 1936-të krijoj një komision për heqjen të gjithë emrave në territorin e saj që nuk ishin në gjuhën greke. Këtë proces e ka kryer pothuajse gjithë Europa”, njofton Haklaj.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular