HomeOP EDMe sektin Rama, të fundit në rajon për mirëadministrimin fiskal

Me sektin Rama, të fundit në rajon për mirëadministrimin fiskal

Advertismentspot_img
Nga Bujar Leskaj
Në rast se në 20 vitet e para të tranzicionit 1992-2012, nga vendi emigronin kryesisht të rinj dhe punonjës, në dhjetëvjeçarin e fundit 2013-2022, të qeverisur nga sekti Rama, janë larguar nga Shqipëria me qindra e mijëra sipërmarrës të suksesshëm.
Kjo është e rëndë për një shoqëri dhe vend si ne, i cili aspiron të zhvillohet, por e ka bllokuar modeli i qeverisjes Rama. Ky model mbështetet mbi një grusht oligarkësh dhe kompanish beniamine të Liderit Global, duke shteruar inisiativën e lirë private, perspektivën dhe kreativitetin e sipërmarrësve tanë dhe duke i zëvendësuar me lidhjet okulte me pushtetin dhe me ligjet e qepura me porosi.
Punësimi në administratën publike i militantëve të Rilindjes dhe personave nepotikë ka minuar përfundimisht performancën e kësaj administrate, sidomos në fushën e mirëadministrimit të parasë dhe financave publike.
Kështu, sekti në qeverisje ka dështuar tërësisht në luftën kundër ekonomisë informale dhe evazionit fiskal. Gjate viteve 2020-2021, Shqipëria, për 1 milion banorë ka prodhuar më pak të ardhura publike, ne krahasim me vendet e rajonit. Nëse Kroacia për 1 milion banorë prodhon 13,4 miliardë euro dhe mbledh tatim e e taksa ne nivelin 6.2 miliardë euro në vit, vendi ynë prodhon 4.5 miliardë euro ose tre herë më pak dhe mbledh të ardhura vetëm 1.3 miliardë euro në vit, ose pesë herë më pak.
Shqipëria renditet e fundit në rajon përsa i përket mirëadministrimit fiskal. Sekti i Liderit Global ka përkeqësuar deri në mungesë shprese për ringritje, të katër elementët bazë të politikëbërjes publike: (i) marrëdhëniet shtet-biznes; (ii) vlerësimin e detyrimit tatimor të bizneseve dhe zbatimin e drejtë te tij; (iii) dokumentimin e veprimtarisë së biznesit dhe (iv)modelin e administrimit me standarde të trekëndëshit Doganë-Tatime-Taksapagues.
Sekti Rama ka dështuar plotësisht në heqjen e TVSH në doganë. Ky tatim, të cilin biznesi e paguan në doganë në formë paradhënie, duhet të paguhet sipas kuptimit të këtij tatimi, kur malli krijon vlerë të shtuar, pasi shitet. Kjo mënyrë e të paguarit të TVSH-së në doganë, me argumentin se nuk mblidhet dot gjatë procesit të krijimit të vlerës, e rëndon gjendjen financiare të biznesit, sepse ai paguan një tatim që nuk e ka realizuar.
Për më tepër, ajo mbart një kosto të madhe shtesë për biznesin, i cili, për të paguar këtë tatim në doganë, detyrohet të marrë kredi ose overdraft. Sekti ka dështuar plotësisht edhe për heqjen ose reduktimin e referencave në doganë për një grup të caktuar mallrash, të cilat rrisin artificialisht koston e biznesit. Borxhi doganor ka arritur përmasa të frikshme, pikërisht pse sektit në pushtet nuk i intereson që Dogana të veprojë vetëm me vetëdeklarimin që bën biznesi dhe me dokumentet shoqëruese që ai disponon, për importet nga vende të ndryshme.
Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular