HomeAktualitet“Të tërheqin padinë”/ Gjekmarkaj i përgjigjet Nokës për bashkëpunimin brenda PD: Valëvitjet...

“Të tërheqin padinë”/ Gjekmarkaj i përgjigjet Nokës për bashkëpunimin brenda PD: Valëvitjet e Flamurit në erën e ndarjes duhet të ndalen! Pa kushte dhe…

Advertismentspot_img

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj i është përgjigjur deklaratave të Flamur Nokës i cili i bëri thirrje grupit të Alibeajt që të tërheqë padinë për çështjen e njohjes së statutit të demokratëve.

Me tone ironike, Gjekmarkaj shkruan në Twitter se “valëvitjet e Flamurit” në erën e ndarjes duhet të ndalen.

Gjekmarkaj kërkon që në bashkëpunimin mes dy grupeve në PD për të dalë me një kandidat të vetëm për zgjedhjet lokale, nuk duhet të vendosen kushte.

Postimi i Agron Gjekmarkajt në Twitter:

Valëvitjet e Flamurit në erën e ndarjes duhet të ndalen. I zoti e shet, tellalli se jep. Pa kushte, pa histori të vjetra si prita për qëllimin final.

Kujtojmë se më herët, Flamur Noka në një prononcim për mediat u shpreh se tashmë është koha për reflektim, teksa shtoi se “tërheqja e padisë i jep sinjal demokratëve që do jemi bashkë për një qëllim”.

 

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular