Oficerët e sigurisë në një aeroport në Florida të Jugut, SHBA kanë gjetur një pistoletë të fshehur brenda një pule në valixhen e një udhëtari.
Administrata e Sigurisë së Transportit ka postuar në rrjetet sociale dhe mediat, foto të armës dhe pulës e cila ishte gati për gatim. Arma u gjet në aeroportin ndërkombëtar Fort Lauderdale-Hollywood. Ende nuk dihet nëse pasagjeri që kishte fshehur armën brenda pulës është arrestuar apo jo.
Sipas autoriteteve amerikane, mishi i freskët, ushqimet e detit dhe ushqime të tjera jo të lëngshme lejohen si në çantat e dorës ashtu edhe në valixhe për sa kohë që ato janë të paketuara në akull. Ndërkohë që armët e zjarrit lejohen të transportohen në çanta të kontrolluara, por ato duhet të deklarohen në sportelin e biletave dhe të paketohen në një kontejner të mbyllur.
TSA: Handgun found inside raw chicken in luggage at Florida airport https://t.co/iZPYS8WPUn
— CP24 (@CP24) November 9, 2022