Shtetet e Bashkuara të Amerikës po mbajnë ditën e sotme zgjedhjet e mesmandatit për Senatin. Në ndryshim nga vitet e mëparshme, këtë herë këto zgjedhje kanë ardhur me një veçori, teksa pjesë e votimeve kanë qenë edhe astronautët e NASA-s nga hapësira.
Astronauti Josh Cassada, postoi në Twitter një foto në lidhje me zgjedhjet, duke shpërndarë pamjet e kabinës së votimit që ai dhe ekuipazhi i tij përdorën për të votuar.
“Unë kam votuar gjithë jetën time, por kabina e votimit të këtij viti padyshim që merr fitoren” tha Cassada.
“Pra, falënderoj të gjithëve – veçanërisht Demokracinë – që më lejoi të mbetem pjesë e këtij procesi thelbësor këtë vit.”