Vedat Muriqi nuk e ka ndërmend të ndalet. Sulmuesi kosovar vijon të shënojë rregullisht në La Liga dhe këtë herë viktima e radhës është Atletico Madrid.
Lojtari dardan shfrytëzoi më së miri një assist të Costas, për të dërguar topin pas shpinës së Oblak. Për Muriqin ky është goli i tetë i tij në kampionatin spanjoll, në 12 ndeshje kampionati.
Mallorca bleu përfundimisht në verë kartonin e tij dhe fusha po tregon se kjo ka qenë një lëvizje e zgjuar e klubit nga Palma de Mallorca.
Mallorca [1] – 0 Atlético Madrid – Vedat Muriqi 16’https://t.co/bbtwD4C5w1…#SofaScore #MAL #ATM
— zack? FAST GOALS (@GoalsZack) November 9, 2022