HomeAktualitetTurqia nis "hakmarrjen"/ Sulmon kurdët në Irak dhe Siri, numri i viktimave...

Turqia nis “hakmarrjen”/ Sulmon kurdët në Irak dhe Siri, numri i viktimave…

spot_img

Turqia ka nisur sulme ajrore ndaj objektivave kurdë në Irak dhe Siri, një javë pas një bombardimi në Stamboll për të cilin fajëson militantët kurdë.

Bastisjet, të quajtura Operacioni Claw-Sword, goditën bazat kurde që po përdoreshin për të nisur sulmet ndaj Turqisë, tha ministria e mbrojtjes.

Forcat e udhëhequra nga kurdët në Siri thanë se qyteti i Kobane u godit si dhe dy fshatra me popullsi të dendur. Raporte të pakonfirmuara thonë se ka një numër viktimash.

Me fillimin e sulmeve ajrore, ministria turke e mbrojtjes shkroi në Twitter se “koha e llogarisë” kishte mbërritur, së bashku me një foto të një avioni luftarak që ngrihej dhe pamjet e një shpërthimi.

“Strehërat, bunkerët, shpellat, tunelet dhe magazinat e terroristëve u shkatërruan me sukses”, tha ministri turk i Mbrojtjes Hulusi Akar.

Bastisjet vijnë një javë pas një sulmi me bombë në një nga rrugët më të frekuentuara të Stambollit, i cili vrau gjashtë persona dhe plagosi më shumë se 80. Autoritetet turke fajësuan për shpërthimin grupin militant kurd PKK, të cilin Turqia, BE dhe SHBA e konsiderojnë si një organizatë terroriste. Autoritetet kanë arrestuar dhjetëra njerëz në lidhje me sulmin, duke përfshirë një grua siriane që ata thonë se vendosi bombën.

Grupi i ndaluar kurd PKK mohon kryerjen e sulmit në Stamboll.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular