HomeAktualitetSasia rekord, kapet 5.5 tonë kokainë me vlerë 340 milion euro

Sasia rekord, kapet 5.5 tonë kokainë me vlerë 340 milion euro

Një sasi prej 5.5 tonë kokainë është sekuestruar në Portin e Valencias në Spanj

Lajmin e bën të ditur Garda Civile Kombëtare e Spanjës, e cila thotë se kjo është sasia më e madhe e Kokainës e kapur gjatë katër viteve të fundit në këtë vend.

Kokaina dyshohet se vinte nga përtej Atlantikut, pra nga Amerika Latine dhe kamuflohej përmes mallrave të importit.

Kjo sasi kokaine u kap në një operacion të përbashkët mes Gardës Civile dhe Agjencisë së Tatimeve.

Sipas burimeve nga mediat e huaja, hetimet kishin nisur në vitin 2021 dhe si rezultat i këtyre hetimeve është bërë e mundur ndërhyrja në muajin shtator në portin e Barcelonës ku u gjetën 70 kilogramë kokainë.

Në vijim të hetimeve, agjentët gjetën në portin e Valencias një kontenier nga Amerika e Jugut që mund të përdorej për futjen e drogës. Për këtë arsye, agjentët kanë vijuar këqyrjen e saj, duke lokalizuar më shumë se 5.5 ton kokainë të fshehur brenda, së bashku me mallin, importimi i të cilit ishte i ligjshëm.

Nëse do të hidhej në treg, kjo sasi droge do të arrinte një vlerë prej më shumë se 340 milionë euro.

Aktualisht hetimi është ende i hapur, ndërkohë që po punohet për të përcaktuar nga njëra anë përgjegjësit e futjes së lëndës narkotike dhe nga ana tjetër personat që do të ngarkoheshin më pas për shpërndarjen e drogës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular