Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka reaguar pas dorëheqjes së kundërshtarit të tij në opozitë, Alexis Tsipras, nga drejtimi i SYRIZA-s.
Sipas mediave të huaja, Mitsotakis e quajti dorëheqjen e Tsipras një “vendim të pritshëm pas tre humbjeve dërrmuese të pësuar nga SYRIZA dhe ai personalisht”.
“Konsideroj se ishte një vendim i pritshëm pas tre humbjeve dërrmuese të SYRIZA-s dhe personalisht Alexis Tsipras në zgjedhjet kombëtare. Besoj se me dorëheqjen e Alexis Tsipras mbyllet një histori.
SYRIZA ishte një parti që vitet e fundit, si në pushtet ashtu edhe në opozitë, u identifikua me toksicitetin, me fjalën përçarëse, por edhe me mosefikasitetin shurdhues, kur thirrej për të menaxhuar pasuritë e vendit.
Partitë duhet të bashkojnë qytetarët dhe para së gjithash duhet të propozojnë zgjidhje realiste, me kosto efektive dhe të zbatueshme për problemet e qytetarëve. SYRIZA nuk e ndoqi kurrë këtë rrugë. Shpresoj ta gjejë, e uroj sinqerisht”, tha ndër të tjera Mitsotakis.