Jo vetëm pronarët e televizioneve të mëdha, por edhe në masë të madhe shumica e opinionistëve, që dalin përnatë në TV dhe manipulojnë opinionin publik, janë njerëz që kanë biznese, vila në fshatra turistikë, makina luksoze dhe të ardhura të mëdha, burimi i të cilave është i dyshimtë dhe jo i justifikuar në bazë të të ardhurave të deklaruara.
Shumica e tyre janë pjesë e së keqes së madhe që ka kapluar vendin. Shumica e tyre duan të ruajnë status quonë, sepse vetëm një gjë e tillë i mban ata në lojë. Nuk është çudi që ata pozojnë në dreka e darka luksoze sa me pushtetin sa me ‘opozitën’.
Nuk është çudi pse ata janë njëzëri përsa i përket qëndrimin ndaj “Foltores” dhe zotit Berisha, sepse me mbajtjen në “lojë” të Berishës, nga njëra anë, çimentojnë Ramën në pushtet, kurse, nga ana tjetër, i kryejnë “shërbimin” e radhës Berishës.
Nuk është çudi pse ata sulmojnë mëngjes e mbrëmje Ambasadoren e SHBA-së në Tiranë, SPAK-un dhe këdo që është identifikuar si armik nga trekëndëshi i tranzicionit.
Përveç Vetingut në drejtësi dhe në politikë, duhet edhe Veting në media. Është e lehtë: të ardhurat e deklaruar e justifikojnë jetën luksoze?!
Nëse po, hallall ju qoftë, t’i hani gëzuar dhe t’i gëzoni, në të kundërtën, ashtu si politikanët, edhe një pjesë e pronarëve të mediave të mëdha dhe opinionistët e ‘kazanit’ të identifikohen si hajdutë dhe dalja e tyre në media të shoqërohet edhe me titra: hajdutë i deklaruar, mendimet e tij duhet të merren me rezerva.