HomePolitikeIna Zhupa: Përjashtimi i deputetëve të opozitës në ditën që votohet rezoluta...

Ina Zhupa: Përjashtimi i deputetëve të opozitës në ditën që votohet rezoluta e dakordësuar, i papranueshëm

Advertismentspot_img

Deputetja e “Foltores”,  Ina Zhupa, e cilësoi si të papranueshëm vendimin për të mbajtur të përjashtuar tetë deputetët e opozitës. Dje, gjatë fjalës së saj në Kuvend, ku po zhvillohej seanca për miratimin e rezolutës për Kosovën, ajo theksoi se tetë deputetët  e opozitës duhet që t’i lejonin që të vinin për  të votuar rezolutën e Kosovës. “Për aq kohë sa e arritëm falë opozitës, atëherë duhet të ishim të gjithë bashkë, që ky parlament të jetë njëzëri pro Kosovës. Ajo që doja të thosha është se në frymën e kësaj seance që ne kishim dakordësuar një rezolutë të përbashkët për Kosovë, që në fillim doja t’ju kërkoja që në këtë frymë ju të rikonsideronit vendimmarrjen tuaj politike për përjashtimin politik të tetë deputetëve të opozitës dhe t’i lejonit që të vijnë të votojnë rezolutën e Kosovës. Është në nderin e këtij parlamenti që të dali me 140 vota pro Kosovës dhe të mos ketë asnjë rresht në lajmet e kësaj ditë që thonë ‘përveç tetë të përjashtuarve’ politik të kësaj mazhorance”, deklaroi ajo. Më tej deputetja Zhupa deklaroi se duhet që të ishin të gjithë bashkë, që ai parlamenti të jetë njëzëri pro Kosovës. “Ky është në tagrat tuaj dhe ju mund ta konsideroni si një shenjë për të mos u ndarë, në këtë që jemi bashkuar me shumë përpjekje dhe mundim pasi ju nuk pranonit,  që të fusni emrin e Serbisë Brenda rezolutës, ju nuk pranonit qëndrimin e Kosovës, por e arritëm. Dhe për aq kohë sa e arritëm falë opozitës, atëherë duhet të ishim të gjithë bashkë, që ky parlament të jetë njëzëri pro Kosovës”, nënvizoi deputetja Ina Zhupa.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular