HomeKulture“Brenga e Prokurorit” kalon në filtrin e analizës së shkrimtares Hiqmete Daja...

“Brenga e Prokurorit” kalon në filtrin e analizës së shkrimtares Hiqmete Daja e cila ka një jetë mes redaktimit dhe letersisë

spot_imgspot_img

Nga Hyqmete Daja
Gjuhetare, redaktore dhe shkrimtare
Thone qe çdo çudi e ka tri dite.
Pashe nje njoftim nga Ahmet Prenci per lexuesit duke i informuar ata per librarite qe mund te blinin librin ” Brenga e Prokurorit”.
Ne komentet e mia si lexuese kam shprehur emocionet e mia dhe duke ditur se ky vrulli i komenteve te shkrimtareve, poeteve, studiuesve, etj do te ishte ne tri ditet e çudise, kisha menduar qe pse jo si shkrimtare dhe redaktore e vjeter tashme t’i lija pak hapesire vetes per t’u shprehur pak profesionalisht per kete liber qe sikunder kam shkruar edhe me pare me kishte munguar dhe me emocionoje.
Pa dashur te perseris opinionistet, qe kane shkruar, thjesht per lexuesit e mij, qe ua rekomandoj kete roman, do te shkruaja:
Romani eshte nje risi ne letersine shqipe, ku krijimtaria policeske dhe per kategorine e njerezve te ligjit, eshte e munguar dhe ky roman e sjell te virgjer dhe me nje realizem te guximshem. Duhet te kesh jo vetem talent, por edhe guxim te çjerresh masken e nje drejtesie te shtirur here-here. Me dashuri, sinqeritet, dhe shume talent skalitet figura e personazhit kryesor, prokurorit, i cili eshte punonjes i ligjit, bashkeshort, por me pare djale i dashuruar, baba ne dy plane ne njerin ne nje familje te ngrohte, ku buronte dashuria dhe ne planin tjeter perballe nje krimineli ordiner, por qe perseri nje krijese, ku gjaku i tij levrinte si edhe tek ata te dy qe kishte ne shtepi. Mjeshteria artistike ketu eshte kulmore, BABA, ketu ndahet detyra e shenjte prinderore dhe detyra e atij qe populli i kishte besuar nje mision, edhe ate po te shenjte, te mbrojtjes se ligjit.
Autori me nje pende shpesh elastike arrin te percjelle me mjeshteri gjendjen shpirterore te prokurorit Martin Guri. Ketu monologet e tij me vetveten jane nje arritje, qe i jep shume vlera ketij romani.
Thashe qe nuk dua te perseris ato qe jane thene nga komentuesit e meparshem, por dua te shtoj diçka qe nuk eshte permendur: humori i holle i autorit qe sinqerisht mund te perdoret si nje batute per te treguar sesi njerezit e “zinj”si Zambaku, operativi i sigurimit qe fuste ne burg kedo qe i ngaterrohej neper kembe qe fillimisht ata qe benin femije e me pas ata, qe nuk benin femije, por kur pershkruhet denimi me akuzat dhe intrigat e Zambakut per karrocierin qe donte te “permbyste pushtetin” dhe pergjigjen e tij, te cilen do ta citoj, sepse do te hyje ne fjalorin e perdorimit te te gjithe atyre viktimave qe u denuan me akuza te rreme per permbysjen e pushtetit, behet fjale per gjyqin e Rushanit:.. Pastaj hodhi syte e njomur nga bashkefshataret e tij:” Ju te gjithe e dini…sesi une, karrocieri ME DY GISHT SHKOLLE E ME NJEMIJE HALLE, MUND TE RREZOJA PUSHTETIN POPULLOR!
I shkrova me shkronja te medha keto radhe per te treguar mençurine e popullit edhe ne çastet me te veshtira dhe keto i shkruan Ahmet Prenci dhe si keto çaste ka kudo shperndare neper roman me nje humor te holle, ngarkuar bukur me figura letrare qe e qendisin romanin dhe shprehin gjendjen emocionale te personazheve te tij
Nje operativ sigurimi qe bente kerdine me jeten e njerezve dhe nje prokuror qe nuk vinte asgje mbi drejtesine dhe ligjin.
Te falenderoj Ahmet Prenci per kenaqesine qe me dhurove dhe jam e sigurt qe do t’ua dhurosh lexuesve te ketij romani.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular